Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ishte i pranishëm në ceremoninë e festimit të 32-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Elbasanit.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shpreh mbështetje të plotë për kandidatin për kryebashkiak të Elbasanit, Luçiano Boçi. Sipas Metës me Boçin ky qytet hyn në rrugën e Ndryshimit dhe gjithëpërfshirjes
“Kënaqësi të merrja pjesë sot në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Elbasanit. Besimplotë se me Prof.Luçiano Boçin si kryebashkiak i ardhshëm të Elbasanit ne do t’u japim zë dhe fuqi intelektualëve, njerëzve të dijes dhe mbi të gjitha të rinjve dhe të rejave, që janë pasuria më e madhe dhe më e çmuar. Me Luçiano Boçin, Elbasani hyn në rrugën e Ndryshimit dhe gjithëpërfshirjes! Partia e Lirisë e përkushtuar për rivendosjen e Llogaridhënies!”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post