Presidenti Ilir Meta me anë të një shënimi në Facebook ka kujtuar eksodin e 30 viteve më parë në Vlorë ku shumë shqiptarë u larguan me anije në Itali. Meta shkruan se në 8 gusht të vitit 1991 shqiptarët u larguan në drejt Italisë dhe i treguan botës mjerimin që e popllit tonë. Meta gjithashtu shkruan se edhe pas 30 vitesh shpopullimi dhe largimi i qytetarëve është drama më e madhe që po i ndodh vendit.
Postimi i Metës:
“Si sot 30 vite më parë, më 8 gusht 1991, rreth 20 mijë shqiptarë zbarkuan në brigjet e Italisë, në kërkim të lirisë dhe shpresës, duke i dëshmuar botës tragjedinë dhe mjerimin e popullit më të shtypur dhe të izoluar të kontinentit. Anija ‘Vlora’, me të gjithë simbolikën, emocionet e forta dhe kujtimet e gjalla që risjell, na fton për një reflektim të thellë mbi sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore, në emër të së cilave duhet të punojmë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze për qytetarët tanë, veçanërisht kur shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit.“-shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post