Kreu i LSI, Ilir Meta në fjalën e tij tha se politika duhe të ketë mjaft kujdes dhe duhet respektuar gjithnjë kushtetuta, gjithnjë kur ajo ka një bazë demokratike. Meta tha se politikanët duhet të kenë shumë kujdes me fjalët që përdorim.
“Unë vërtet jam pjesë e mazhorancës, por jam kryetarë i Kuvendit të Shqiptarëve dhe duhet të mbrojë interesat e vendit tim. E njëjta gjë vlen dhe për Kryeministrin dhe Kryetarin e Opozitës, që duhet të jenë më të përmbajtur në deklaratat e tyre, ashtu si dhe më të rezervuar, jo me arrestime..etj. Ne kemi respektuar opozitën kur ka folur për dekriminalizim. Doli dhe një nga tanët, shumë mirë. Ai u largua, pasi ne si dalim në krah kërkujt që shkel ligjin”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post