Në daljen e tij për mediat, Ilir Meta “kërcënoi” Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, se nuk do ta dekretojë kryeministrin dhe ministrat e ardhshëm.
Ai tha se nuk do ta bëjë këtë gjë, nëse preket vota.
“Nuk do të ketë asnjë dekret për emërimin e kryeministrit dhe ministrave, nëse preket qoftë edhe një votë.
Unë do të dëgjoj vullnetin e popullit shqiptar.
Askush të mos manipulojë dhe provokojë popullin shqiptar”, ka thënë Meta, që gjithsesi u shpreh sërish se LSI do të dalë forcë e parë në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.
“Ka një aleancë mes Ramës dhe Bashës për të manipuluar publikun përmes frikësimeve dhe manipulimeve dhe keqpërdorimit të policisë, që drejtohet nga një prej përgjegjësve kryesorë të ndërmarrjes së drogës.
I kam çuar mesazh Ramës lidhur me Haki drogën, që nuk do guxojë të përdorë Policinë e Shtetit përmes inskenimeve mafioze të tij.
Shqiptarët e kanë lexuar planin e Ramës dhe Bashës dhe përgjigjja do jetë e paparë.
Basha e ka garën me PDIU për vendin e tretë, por nuk e ndihmojmë dot, PDIU po rritet pavarësisht sondazheve.
Mos të guxohet të preket vota e lirë, kjo nuk është fjala e Lulzim Bashës, por e Ilir Metës. Ka ardhur ora të ndëshkohet karteli i drogë”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post