Kryeparlamentari Ilir Meta ka folur sot në emisionin “Zonë e Lirë” për aktualitetin politik.
Ai fillimisht ka komentuar darkën e pak ditëve më parë me Edi Ramën.
Meta tha se ajo ishte një darkë normale, ndërsa ata ishin ftuar nga Irfan Hysenbelliu.
“Po si mund t’i rezistosh ftesës së Irgan Hysenbelliut?!
Unë dhe Rama jemi zakonisht bashkë, por në këtë rast respektova ftesën e tij.
Ishte një darkë miqësore dhe ne kemi qenë të ftuar.
Aty ka qenë edhe Luan Bregasi”, tha Meta.
“Ne jemi në një bashkëpunim, s’ka lidhje paqja këtu.
Jemi më pranë konsensusit seç duket në ekrane”, vijo më tej ai, duke iu përgjigjur Arjan Çanit nëse kjo darka vendosi paqen mes tij dhe Ramës.
Ai ka komentuar edhe akuzat për aferën CEZ-DIA.
“Ka qenë një operacion mafioz, politik, financiar e mediatik kundër meje”, tha Meta.
Në lidhje me akuzat për të, Meta tha se ka që në vitin 1993 që dëgjon histori se do ta arrestojnë sot, apo nesër dhe se nuk trembej nga to.
Diskutime rreth kësaj post