Presidenti Ilir Meta shpjegoi versionin e tij të rrethanave të marrjes së vendimit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit duke theksuar se asnjë prej drejtuesve të opozitës nuk ka qenë në dijeni për dekretin.
Madje, shtoi Meta, Lulzim Basha e ka mësuar vendimin vetëm pasi kishte filluar protesta e opozitës para zyrës së Ramës.
Meta tha se biseda me Bashën është e regjistruar.
“Basha e ka marrë vesh këtë vendim në orën 19:00 apo 19:10 kur filloi mitingu. Ajo bisedë është regjistruar përmes sekretarisë telefonike ku i është kërkuar që të ndërpritet mitingu ku i thamë se do të bëhej publik vendimi për të shfuqizuar zgjedhjet për të çtensionuar maninestimin. Ky vendim nuk bëhet për të plotësuar tekat e opozitës, përkundrazi opozita ka çështje mjaft të drejta që i ngre. Opozita ka çështje të drejta që i ngre që unë i kam mbështetur, por kanë edhe tekat e saj. Unë nuk jam këtu për të ndihmuar tekat e opozitës”, vijoi Meta. /albeu
Diskutime rreth kësaj post