Kryeministri Edi Rama u shpreh dje i bindur se presidenti ilir Meta do të dekretojë Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm. Në emisioni “Repolitix” të gazetarit Denis Minga ai tha se Lleshi nuk është ushtarak aktiv dhe nuk ka asnjë problem. Por ai dha dhe një mesazh për Metën, duke deklaruar se shpreson që ai të mos jetë pjesë e një skenari të opozitës. Nga ana tjetër shefi i qeverisë dha sinjale se mund të mos rikandidojë Veliajn kryetar bashkie. Ai tha se do vendosë baza për të.
-Zoti Rama vijon loja e shahut politik?
Tani do më duhet ta shpjegoj këtë termin e shahut. Unë kuptoj që asnjëherë mos thuaj fjalën e fundit të parën. Është një proces që ka një ndërveprim
-Çfarë arsyeje ju dha presidenti për refuzimin e Lleshit?
Është një arsye që s’di si ta quaj…uroj që realisht Meta të ketë shqetësimin që ka shprehur dhe të mos jetë viktimë e trazirës morale e psikologjike e opozitës që mund të ketë influencë mbi të, për të pasur një rol destruktiv. E kam thënë dhe në Parlament, për sa kohë që s’kam argument për këtë, me çështjen është aktiv, s’është aktiv, e zgjidhim.
-Mendoni se do ketë një dekret deri ditën e premte?
Presidentit i është dhënë mundësia të kërkojë tërheqjen e Sandër Lleshajt nga çdo lloj statusi publik. Ose nëse nuk pajtohet me të, do të ushtrojë si president çdo kompetencë për ta ç’dekretuar Sandër Lleshin dhe për ta dekretuar sërish. Një ushtarak aktiv, s’mund të ushtrojë detyrën e ministrit, por fare mirë tërhiqet nga statusi i tij, në momentin kur vendoset si ministër. I kemi dhënë mundësinë të zgjedhë çfarë të dojë. Në të dyja rastet, këto të dyja çojnë tek dekretimi i ministrit të Brendshëm. Kam besim se presidenti do të arrijë në përfundimin e duhur. Ajo që ndodhi me vendimin e tij për të mos marrë vendim, do të kalojë dhe presidenti do e dekretojë ministrin e Brendshëm.
-Ju keni shkelur Kushtetutën, pasi keni propozuar një gjeneral aktiv…
Sandër Lleshi nuk është ushtarak aktiv. Së pari nuk kam shkelur asnjë Kushtetutë, sepse nuk kam pasur si ta shkel. Edhe sikur Sandër Lleshi të ishte sot gjeneral, unë mund ta propozoja dhe Presidenti si personi që ka fuqinë e dekretimit dhe ç’dekretimit, do e ç’dekretonte. Së dyti, Sandër Lleshi nuk është gjeneral aktiv, para se të bënte deklaratën që e ka bërë para. Çështja është e tillë, ka një problem. Presidenti nuk tha asgjë të tillë, se nuk krijoi dot bindjen etj, etj. Këtu s’ka lidhje kryetari i Kuvendit, etj. Presidenti ka për detyrë të dekretojë një ministër në rast se ata plotësojnë të njëjtat kritere që plotëson një njeri që bëhet deputet. Presidenti ka bërë një letër ku ka shtruar pyetjet e tij, do të marrë përgjigje. Presidenti më ka thirrur për dijeni. Kemi për detyrë të përgjigjemi kur na shkruajnë për dijeni. Në rast se gjykon se ka të bëjë me një gjeneral aktiv ka për detyrë ta ç’dekretojë.
-Sugjerimi është, zoti kryeministër, je burrë i mençur, unë po të them, zgjidhja është pa luftë
brrylash, presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri të ulen, pa kaluar në çarje, se bie qeveria, bie edhe presidenti, nuk e di.
Nuk hyj tek njerëzit që i heqin vetes luftëra, e kam thënë dhe herë tjetër. Meta deri të shtunën, ka qenë president i baraspeshuar, dhe i matur. Për hir të së vërtetës, pavarësisht nga ajo që thuhet, presidenti ka luajtur rolin e tij me korrektesë. Absolutisht, në bisedën me mua s’ka pasur asnjë shije, as lagu pazari, asnjë arsye të ububushme. Arsyeja s’ka qenë fare arsye që mund të shqetësojë kombin, mua më është dukur “si ka mundësi”. Nëse do e tregoj, shkel etikën. Në krahasim me arsyen që ka dhënë tani është e parëndësishme. Pse s’foli, pse nuk bëri pyetje, këtë unë nuk e di. Jam përpjekur të kuptoj atë ditë arsyet, ajo që më tha s’mu duk arsye.
-Pse u dorëhoq Fatmir Xhafaj?
Ministri ka dhënë vetë dorëheqjen me dëshirën e tij më të madhe. Ministri ynë ishte mbështetur me të gjitha forcat nga unë dhe qeveria, dhe i tërhequr me të gjitha forcat vetë. Iku vetë, të gjitha janë broçkulla kazani, në pamundësi të logjikës.
-Ju deklaruat se duhet t’i kërkohet falje Saimir Tahirit. A do kthehet ish-ministri në politikë?
Për procesin me drejtësinë në Shqipëri, nuk kam asnjë koment. Jam me të njëjtin parim, problemet e çdo individi në PS me drejtësinë janë individuale, një familje nuk gjykohet nga kjo gjë, por nga mënyra si reagon. U desh që të vinte PS në qeveri që të vihej ky standard. U kërkua që të arrestohej, dhe nuk pati asnjë akuzë. Prokuroria italiane provoi sa i drejtë ishte vendimi i PS, që refuzoi arrestimin e një deputeti në bazë të llafeve të disa kriminelëve. Ky është një mësim i madh. Sot ai është në një proces, ta çojë deri në fund. U shpreha për përgjimet, që ngritët tërë atë vorbull nëpër kazanë dhe rezultoi një vorbullë. Nuk më intereson kjo, më intereson ajo që një mal me baltë u hodh për llafet e disa kriminelëve. Italia ka folur për atë pjesë, për të cilën u kërkua arrestimi. Kjo është lojë me porta të vogla në Lezhë, unë jam në Tiranë…
-Çështja e kanabisit vijon ende të jetë problem…
Unë di të them se luftën me kanabisit e hapëm ne dhe e fituam ne. Kur është luftë nuk është shëtitje. Ka momente kur je në avantazh apo kur je mbrapa. Luftën e fituam ne. Kanabisi ka mbi 20 vite që lulëzon.
-Pse në 2014 nuk e goditët trungun që financonte bandat kriminale?
Ti më kujton ata që i thonë trajnerit pse nuk e bëre këtë zëvendësim. Unë kam fituar ndeshjen, ti thua pse nuk fitove pjesën e parë. Ndeshja me kanabisin ka mbaruar.
-A gëzon Ardi Veliu besimin tuaj apo duhet një impuls i ri?
S’jam marrë dhe s’merrem me drejtorët e policisë. Nuk është gjykimi dhe zgjedhja ime. Deri tani mendoj se policia ka bërë një punë në vazhdimësi të mirë. Që nga 2014 dhe deri më sot. Kështu mendoj unë. Po të krahasoni policinë sot me para 5 vitesh shihni dallimin mes natës dhe ditës. Sigurisht policia ka probleme sot dhe ka vend për tu përmirësuar.
-Opozita ju akuzon për lidhje me krimin…
Nuk jam ekspert bandash, s’më interesojnë këto nocione. Është e habitshme sesi ne akuzohemi për punët e mira që bëjmë, Nikolla më thotë mua si të ngjitet krimi, ndërkohë që ngjitjen e krimit e bën propaganda. Ne çdo ditë tregojmë se s’duam t’ia dimë kush është ky është ai. Një palë është aty, është i lidhur me komunitetin, brenda komunitetit ka disa. S’po e gjejmë dot fillin. Unë shoh që një pedagog i PD, i dënuar për drogë. Më takon mua të them, ti Lulzim Basha je i lidhur me këtë? As e dyshoj që ai se di fare, e tani s’reagon. Ndërkohë që një parti, njësoj si një familje, nuk gjykohet për çfarë ndodh me një individ apo me një tjetër. Por ne nuk duam t’ia dimë. Nëse janë kriminelë, këto janë përralla. Unë që më shikon ti, jam kryeministri. Nuk merrem me njerëzit e skeduar, në fushatë çfarë do i thosha unë “më jep dëshminë e penalitetit’? Ore jeni në vete apo s’jeni në vete? Në të gjithë botën, kështu ndodh.
-Kohët e fundit ka pasur shumë vrasje…
Këta që hanë kokën e njëri-tjetrit, ta dish që sa herë hanë kokën e njëri-tjetrin, nuk ndjej asgjë tjetër veçse një frymëmarrje të thellë, dhe them hënkshin kokat e njëri-tjetrit. Marr frymë thellë… Le të vrasin njëri-tjetrin, janë të lutur ta bëjnë. Këta të fortët që bëjnë të fortin nëpër qytete do zhduken, do e mendojnë mirë kur të dalin nga shtëpia.
-Jeni vënë në akuzë për disa bashki të vendit. Do përsëritet mandati i tyre? Dhe a do rikandidojë Veliaj apo do vijojë djegia e gomave?
Ka plot kryebashkiakë të tjerë dhe unë i respektojë të gjithë. I ka vendosur PS-ja dhe jo unë. Nuk vendos as unë, as Veliaj, vendos PS-ja do kandidojë a jo, ai. Do e vendosin strukturat e PS-së këtë gjë.
-Nëse opozita nuk futet në zgjedhje, çfarë ndodh?
Nëse opozita nuk do të paraqitet, nuk e marrim me zor. Unë nuk përgjigjem me nëse. S’mendoj fare se presidenti nuk do e dekretojë, nuk ka asnjë shkelje kushtetuese. Pse nuk e shikoni ju Lulzim Bashën në çfarë halli është? Opozita, në të gjitha anketimet që bëjmë ne dhe mund t’i bëni edhe ju, qeveria ulet dhe ngrihet, opozita e ka vijën kështu…. Producentët, skenaristët do dalin.
Diskutime rreth kësaj post