Kreu i shtetit Ilir Meta ka treguar nëse do të dekretojë një datë të re zgjedhjesh për Shkodrën, Durrësin dhe Vorën, të cilat janë pa kryetarë bashkie.
Kryetari i shtetit tha se duhet një vendim i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur, duke lënë të nënkuptojë se në mungesë të kësaj të fundit nuk ka gjetur një zgjidhje.
“Kjo nuk është një pyetje që i takon Presidentit. Së dyti, nuk besoj se është shqetësim, sepse të gjitha Bashkitë në vend drejtohen në një mënyrë të çuditshme, që nuk bën ndonjë dallim të madh për këto raste. Sigurisht, do të duhej një vendim i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e 30 qershorit, për të bërë vlerësime të tilla.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post