Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ironizuar mbajtjen e Kongresit në Arsimit. Meta shkruan se sot, Rama dhe qeveria e tij nuk e mbulojnë dot dështimin dhe nënvlerësimin e plotë në arsim.
Sipas Metës, arsimi ka buxhetin më të ulët në rajon, ndërsa më tej u ka bërë thirrje të marrin pjesë ë protestën e ditës së nesërme.
“Me “lart më lart o shokë flamujt e kongresit”, nuk mbulohet dot dështimi dhe nënvleftësimi i plotë i arsimit.
Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Vazhdojnë turnet, vazhdon analfabetizmi funksional, vazhdon braktisja e shkollës.
Arritja më e fundit është edhe shantazhi e kërcënimi ndaj fëmijëve dhe prindërve të tyre për librat e shkollës.
Kryeministri i krimit s’mund të jetë i arsimit.
Që të mos vidhen më lekët si te inceneratorët, por të shkojnë për arsim cilësor dhe që t’i krijojnë mundësinë fëmijëve të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, nesër të gjithë tek inceneratori i Tiranës, ora 18:00.
Pavarësisht këtij fjalimi të bezdisshëm dhe propogandistik të Kryeministrit, i uroj suksese mikeshës sime të vogël Aria dhe gjithë nxënësve të Shqipërisë, veçanërisht të gjithë atyre që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post