Presidenti i Republikës Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Presidentit, z. Tedi Blushi, i cili informon dhe për diskutimin mes Kreut të Shtetit dhe kreut të PD.
Në takim Meta i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare, ndërsa është shprehur se do bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit
Postimi i plotë:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.
Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.
Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton.
Diskutime rreth kësaj post