Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ditën e sotme ka marrë në mbrojtje kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.
Sipas Metës, Beleri është i burgosuri politik i Edi Ramës.
Në të njëjtën gjuhë si eurodeputeti grek, Margaritis Schinas, Meta thotë që tha se qeveria Rama po shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut.
“Nuk kam asnjë koment për protestën, sepse protestat në një vend demokratik duhet të jenë të përditshme. Kam një qëndrim shumë të qartë lidhur me rastin Beleri, i cili është një i burgosur politik, personalisht i kryeministrit aktual, provat për të cilin nuk kanë munguar. Rasti Beleri është rasti i shembjes së shtetit të së drejtës në vendin tonë. Ai është arrestuar në mënyrë flagrante sa i takon të të drejtave të njeriut dhe qëllimi ka qenë një dhe vetëm një, bllokimi i tij fizik me qëllim humbjen e bashkisë së Himarës. Edhe qëndrimi që mbahet ndaj tij është një demonstrim i mos ekzistencës së shtetit ligjor dhe juridik i vendit tonë. Kjo bëhet për ti pamundësohet betimi.
Qëllimi ka qenë që të vazhdojë tjetërsimi i pronave në Himarë, për të cilin Beleri kishte premtuar zgjidhje. Me këtë veprim kryeministri ka treguar në mënyrën më arrogante se ka kapur shtetin, ka treguar se është armik i zgjedhjeve të lira, por u ka bërë një shërbim nacionalisteve ekstremistëve grek për ti dhene ngjyrat që ata dëshirojnë një skandali të tillë sa i takon çështjes në fjalë nga aspekti juridik. Dëshmitarët kanë qenë të fabrikuar nga policia dhe bashkëpunimi polici prokurori ka sjellë këtë situatë paradoksale.”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post