Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se forca politike që ai drejton do të jetë një faktor vendimtar në zgjedhjet e ardhshme vendore në Këshillat Bashkiakë të Tiranës.
Në një status në rrjetin social “Facebook”, Meta shkruan se Këshilli i Bashkisë së re do të nisë punën e tij me Komisionet Hetimore, të cilat do të evidentojnë të gjithë shkeljet ligjore dhe abuzimet që janë bërë gjatë drejtimit të Bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj.
“Partia e Lirisë do të jetë faktor vendimtar në zgjedhjet e afërta vendore në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Arroganca dhe “devijimet” e projekteve urbanistike për llogari të ortakëve të dyshes Rama-Veliaj do të marrin fund përgjithmonë.
Këshilli i Bashkisë do të nisë punën e tij me Komisionet Hetimore për të gjitha shkeljet ligjore dhe abuzimet e bëra gjatë “mbretërimit” monist dhe kriminal të sektit të “Rilindjes” këto vite“,-shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post