Ish-presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme për mediat ka vijuar me akuzat për Lulzim Bashën duke e cilësuar si të shitur që ndante fitimet me mafien dhe ishte infiltruar për të bërë opozitë fasadë.
“Ka rënë prej kohësh qeveri prej letre që ka vonuar një popull zemërluan, syshqiponjë dhe siç e kam paralajmëruar, qeveria kur ra nga korrupsioni i paparë dhe veprimet antikombëtare kishte zënë përfundi Lulushin që u përpoqët aq shumë ta bënit kryeministër, ishte shitur dhe infiltruar për të bërë fasadë opozitën, ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet. Tani kohët kanë ndryshuar, nuk kam ardhur në ish-partinë e vjetër por ju kam thirrur aty ku kam qenë me 2 mars, me popullin”, u shpreh Meta.
Gjithashtu Meta tha se do të ketë një strukturë anti-korrupsion dhe se do të ketë një koordinator kombëtar për çdo institucion që vidhet.
“Do kemi një strukturë anti-korrupsion. Do ketë koordinator kombëtar, do ketë koordinator për çdo institucion ku vidhet. Duhet të parandalojmë falimentimin e Shqipërisë. Ai e ka projekt. Do të na nxjerrë kartelën, do të thotë unë kam kartelë”, deklaroi Meta.
Diskutime rreth kësaj post