Ilir Meta e ka quajtur leksion demokracie fitoren e Donald Trump
Në një prononcim për “Neës 24”, Meta theksoi se “zgjedhja e Trump, por edhe raporti i Clinton me të duke e uruar dhe vlerësimi i tij për rivalen pas përfundimit të garës tregojnë qartë se Amerika është vend me dinamikë të jashtëzakonshme demokratike dhe i vendosur për të ecur para edhe përmes debatit, por në fund mes bashkimit”.
I pyetur për marrëdhëniet mes nesh dhe Amerikës tashmë me president të ri dhe a do ndikojnë në këtë raport konsideratat që kryeministri Rama ka dhënë publikisht për Trump, Meta iu përgjigj:
“Trump është vizionar dhe shikon përpara dhe ka fituar për të bërë gjëra të rëndësishme. Jam i bindur se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA do të jenë solide, funksionale dhe afatgjata”- tha Meta.
Sa për pyetjen nëse ka ambicje për postin e presidentit, Meta nuk pranoi të bënte komente, duke theksuar se “Unë sapo fitova një garë, atë të kreut të LSI”.
Ndërkohë, për fitoren e Trump ka reaguar edhe Basha:
“Ky ishte një mësim i madh demokracie, se fatin e përcaktojnë vetë qytetarët, është një mesazh kuptimplotë në këto ditë të zymta në Shqipëri, që kam besim se do të frymëzojë bashkim qytetarësh me besim te demokracia, vota e lirë që nuk do të mposhtet nga asnjë makinacion”- tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post