Kryetari Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë fjalës së tij përshëndetëse, ne Kongresin e Partisë Socialiste u shpreh se kur socialistët janë të bashkuar, në Shqipëri e majta fiton bindshëm.
Sipas tij, gjatë këtyre tre viteve puna e bërë nga qeveria ka qenë mëse e lavdërueshme, duke arritur rezultate pozitive. “Kur e majta është e bashkuar në vendin tonë, fiton gjithnjë bindshëm. Fitorja nuk është një qëllim në vetvete, por jam i bindur se ju keni mjaft arsye për të qenë krenare sot për shumë arritje të realizuara gjatë këtyre tre viteve”.
“Kemi ndërmarrë reforma për të evituar kolapsin financiar. Ishin këto reforma që u zhvilluan në kushte mjaft të vështira, në fushën e ekonomisë, energjisë, sigurisë, shërbimeve publike, administratës, që bënë të mundur që Shqipëria të marrë statusin e BE. Mjaft reforma po vijojnë dhe është e rëndësishme që të ndiqen në atë mënyrë që kanë filluar për ti dhënë edhe më shumë forcë të ardhmes sonë Europiane për qytetarët shqiptarë. Ne realizuam me sukses reformën administrative territoriale, të gjithë të zgjedhurit të punojnë për ti dhënë drejtimin e duhur rajoneve që drejtojnë”, tha Meta
Sipas, kryetarit të Kuvendit Meta, “Reforma zgjedhore, është një nga reformat më të rëndësishme, një hop tjetër cilësor dhe nga më të rëndësishmet. Socialistët , si Aleancë për Shqipërinë Europiane, garantuan barazi të plotë gjinore në Këshillat Bashkiake dhe kjo do të jetë e tillë edhe në Kuvend gjatë zgjedhjeve të tjera”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post