Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të japë dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias në raportin e 11 Tetorit do të shprehet se me vendimin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit shkeli Kushtetutën.
“Patjetër, nëse Venecia thotë që unë kam shkelur Kushtetutën unë do të jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqje edhe si kryeministër për më pak se kaq. Të thotë Venecia që unë kam shkelur Kushtetutën dhe unë të rri President? Kurrën e kurrës! Sa herë ka thënë Gjykata Kushtetuese që ka pasur ligje të parlamentit apo vendime qeverie në shkelje kushtetuese dhe s’ka ndodhur asgjë” tha Meta në një intervistë për Syrin.
Komisioni i Venecias në fillim të javës ishte në Shqipëri ku zhvilloi një vizitë dy ditore dhe takoi drejtuesit e institucioneve më të larta në vend për t’u njohur me opinionin e tyre në lidhje me këtë cështje. Ndërkohë që në momentin e largimit nga Tirana, ekspertët deklaruan se e kanë krijuar idenë dhe se në datë 11 Tetor do të japin opinionin e tyre lidhur me kërkesën që dërgoi Komisioni Hetimor për këtë cështje.
Diskutime rreth kësaj post