Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi ka reaguar sërish lidhur me tubimin e paralajmëruar nga presidenti më datë 8 dhjetor. Ai sqaron se askush nuk mund ta ndalojë Metën deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për referendumet.
Reagimi i plotë:
Të dashur kolegë gazetarë,
Interesimit tuaj të jashtëzakonshëm, për të mësuar sa më shumë detaje rreth tubimit mbarëpopullor të thirrur nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z ILIR META, në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, ju sqaroj se:
Nisja e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës!
Dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet.
JEMI TË VENDOSUR DERI NË FUND: DEMOKRACINË NUK E JAPIM ME KONCENSION!
ANI VETËM DEMOKRACI DIREKTE!
TANI VETËM REFERENDUM!
SHQIPËRIA E PARA!
SHQIPTARËT MBI ÇDO GJË!
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post