Ish-deputeti Myslim Murrizi foli në “Breking” me Dafina Hysën i indinjuar tha se është kundër koalicionit të mundshëm mes Ilir Metës dhe Sali Berishës.
Ai tha se ata janë penduar për djegien e mandateve, teksa nuk kurseu as ofendimet për ta.
Dafina Hysa: Meta nuk do të jetë në koalicion me Berishën?
Myslim Murrizi: Nuk e di, unë nuk shoh filxhan. Unë jam kundër koalicionit me LSI-në (Sot PL). Nëse mblidhen shumë arsye që PD-ja rrëshqet, siç bëri në 2019, iku dhe nuk jam rikthyer unë tek PD-ja, është rikthyer ajo tek unë… Sot pranojnë nëpër studio që bëmë gabim që dogjëm mandatet, këta dashnorët e mëdhenj të djegieve të mandateve.
Kanë tre vite që zihen si qen me njëri-tjetrin dhe janë kthyer në të dashuruar të rrëmbyer për mandate. Që thanë që ky e mbajti Ramën në pushtet, tani po del hapur se kush ka mbajtur njëri-tjetrin duke përmendur aferat, vilat dhe kafet njëri-tjetrit.
Në 2019 nuk kishte asnjë skandal, tani janë bërë skandalet mullar. Nëse ne themi do ta bënim PD-në konservatore, sot e kanë bërë konservë, nuk kam punë me konservat unë. Do të përpiqem mes një pushteti të pistë të konservave, të qelbanikëve, do të ruaj dinjitetin tim.
Diskutime rreth kësaj post