“Demokracia nuk t’i jep dot të gjitha. Duhet të luftosh për të drejtat demokratike dhe opozita duhet të jetë aktive për t’i fituar këto të drejta. Bojkoti nuk është zgjidhje”.
Kështu u shpreh Ilir Meta gjatë fjalës së tij përpara komitetit drejtues të LSI-së, që u mblodh në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 18 qershorit.
“Jam i disponueshëm për të bërë çdo gjë që mundem për zgjidhjen e kësaj krize politike”, shtoi Meta.
“Nëse edhe ne do të kishim bojkotuar, LSI nuk do të ishte kurrë kjo që është sot”, nënvizoi Meta, i cili theksoi se “LSI nuk është krijuar si parti pushteti, por si reaksion kundër pushtetit arrrogant dhe autoritar”.
“U ndryshua Kushtetuta vetëm për të asgjësuar LSI-në, por jo vetëm që nuk u asgjësuam, por u kthye në faktor stabiliteti për vendin. Në listë kemi emra të rinj pasi duam që të rinjtë të luftojnë për vendin e tyre dhe jo ta braktisin atë. Orientimi drejt së ardhmes është garancia më e jashtëzakonshme që edhe në këto zgjedhje do të arrini një sukses të pamenduar, me kryetar Petrit Vasilin”, deklaroi Meta.
Diskutime rreth kësaj post