Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka zhvilluar këtë të premte një takim me Koço Kokëdhimën.
Kjo gjë bëhet me dije nga vetë stafi i Kokëdhimës.
“Kryetari i LSI-së dhe njëherësh kryetar i Kuvendit, Ilir Meta u takua sot me themeluesin dhe drejtuesin e Lëvizjes ZGJIDHJA në PS, Koço Kokëdhima.
Gjatë takimit që zgjati 45 minuta u diskutua për situatën politike, për tejkakimin e krizës politike në vend dhe për gjetjen e rrugëzgjidhjeve pas situatës së krijuar nga protesta opozitës që ka nisur prej 18 shkurtit dhe nga bllokimi i parlamentit.
Temë diskutimi ishte edhe ngecja e reformës zgjedhore, ndërsa partitë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. LSI-ja e drejtuar nga z.Meta është regjistuar në KQZ për zgjedhjet parlamentare, por ka deklaruar zyrtarisht se është e pamendueshme që në vitin 2017 të ketë zgjedhje pa opozitën.
Ndërsa kreu i lëvizjes ZGJIDHJA, Kokëdhima, ka deklaruar se pa opozitën nuk shkohet në zgjedhje, por në luftë, duke i bërë thirrje shumicës së majtë dhe opozitës së djathtë që të ulen në bisedime dhe të zgjidhin krizën.
Që kur nisi kriza politike me protestën e opozitës në “çadrën e lirisë” në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”, z.Kokëdhima ka takuar disa krerë partish, si atë të PAA-së, Agron Duka apo atë të PSD-së, Skënder Gjinushi, për të shkëmbyer pikëpamje rreth situatës politike dhe kapërcimit të krizës”, thuhet në deklaratën e stafit të Kokëdhimës.
Ky i fundit aktualisht është një personazh pa ndikim në jetën politike dhe takimi i Metës me të, mund të shihet vetëm si një farë presioni ndaj Ramës, duke parë armiqësinë e krijuar mes kryeministrit dhe Kokëdhimës.
Diskutime rreth kësaj post