Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka folur për deklaratat e kryeministri Edi Rama për një President të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Presidenti Meta thotë se kjo ide defaktorizon shtetin e Kosovës përballë ndërkombëtarëve. Fare mirë, shton ai, Serbia mund ta përdorë si fushatë kundër njohjes së Kosovës dhe ekzistencës së saj si shtet i pavarur.
“Ç’punë ka kryeministri i Shqipërisë në Parlamentin e Kosovës të thotë që në të ardhmen unë guxoj të mendoj se do të ketë një President të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë, si e përkthej unë, jo këtu në Shqipëri por ai atje, dhe siç e përktheu realisht politika e Beogradit, që pra Shqipëri-Kosovë në të ardhmen do të jenë një shtet, atëherë pse duhet të vazhdoni ju ta njihni Kosovën? Dhe ju të tjerët që e keni njohur nuk ia vlen, edhe mund të tërhiqeni në shkëmbim të një raporti më të afërt me ne sepse këta nuk e kanë seriozisht këtë shtetin e Kosovës”, është shprehur Meta.
Diskutime rreth kësaj post