Kreu i PD, Lulzim Basha së bashku me aleatët mbërritën rreth orës 09:00 në ambientet e Presidencës ku po zhvillohet takimi i paralajmëruar me presidentin Ilir Meta. Në nisje të tryezës së përbashkët Meta falënderoi Bashën dhe aleatët e tij opozitarë dhe i ftoi për të diskutuar për situatën kritike në vend.
“Faleminderit që i jeni përgjigjur kësaj ftese për një takim zyrtar për situatën tepër kritike të vendit, të funksionimit të shtetit të së drejtës, për t’u informuar në detaje nga pikëpamja për kapjen më të rëndësishme se çdo institucioni tjetër të shtetit, për ta shndërruar në një KQZ palaço, si ajo që panë të gjithë shqiptarët. Kjo çështje nuk do të mbyllet, unë nuk do të lejoj” deklaroi Meta.
Diskutime rreth kësaj post