Presidenti Ilir Meta ka dalë një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha.
Meta ka paralajmëruar se do të nxjerrë fakte për Lulzim Bashën se ai po gënjen çdo ditë.
“Të nderuar qytetarë për fast të kqe, përshkak të halleve të tij personale, me keqardhje të plotë sepse mundohet të zgjidhe hallet e tij duke fajësuar Presidentin. Jam këtu në respekt të qytetarëve dhe dmeokratëve për të dhënë disa sqarime. Presidenti gjithmonë ka zgjedhur rrugën e transparencës duke komunikuar me qytetarët. Lulzim Basha pas shpikjes së Trekëndëshit të Bermudës, është shprehur se ai i ka ofruar gjithë mbështetjen e tij në këto vitet e fundit. Do bëj publike disa fakte sot. Kjo është një gënjeshtër e madhe”, tha ndër të tjera Meta.
Kujtojmë se ditën e djeshme në të njëjtën linjë ishte dhe Sali Berisha duke paralajmëruar se do të publikojë fakte për mashtrimet e Bashës.
Diskutime rreth kësaj post