Presidenti Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.
Meta thekson se ai qytetar që nuk voton, moralisht, nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes apo të mos dëgjimit të zërit të tij.
Deklarata e Metës:
“Çdo qytetar, që nuk voton, moralisht, nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes apo të mos dëgjimit të zërit të tij. ????????
Është shumë e rëndësishme t’i ndërgjegjësojmë qytetarët shqiptarë që në një sistem demokratik, fuqia e çdo qytetari është vota e tij.
Kjo është një fuqi që ai duhet ta tregojë dhe tek e cila duhet të ketë besim.
Çdo demotivim, çdo përgjumje, çdo indiferencë, pa dyshim, nuk i shërben jo vetëm demokracisë, por nuk i shërben as vetë qytetarit.
Çdo qytetar, që nuk voton, moralisht, nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes apo të mos dëgjimit të zërit të tij”, shkruan Meta.
Video:
Diskutime rreth kësaj post