Ilir Meta pasionant për bukuritë shquptare. Ai ka vendosur të promovojë bukuritë e Alpeve Shqiptare, Luginën e Valbonës dhe Thethin. Ilir Metës i janë dashur 4 orë për të përshkuar në këmbë distancën nga Thethi në Valbonë, duke kaluar nëpër shtigje të vështira. Mundet origjina e tij prej Skrapari e ka bërë të mos mposhtet nga shtigjet e panumërta prej Thethit (Shkodër) deri në Valbonë (Tropojë), të cilat janë të bukura, por të vështira.
Presidenti është shprehur i mrekulluar nga bukuritë natyrore që ofrojnë Alpet shqiptare, teksa i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e humbasin mundësinë që të vizitojnë këto vende të rralla turistike. Realisht, sidomos rinia, pak i njeh bukuritë natyrore shqiptare, ndaj edhe ky alpinizëm presidencial mbetet një thirrje për këdo që duhet të lëvizë nga pluhuri i Tiranës drejt mrekullisë së maleve tona.
“Mos mendoni të dashur miq se jam në Tirol të Austrisë apo diku tjetër në Alpet e Evropës. Jam te ‘Syri i Kaltër’ në Theth të Shqipërisë, në Alpet më të bukura në botë. Mos e humbisni mundësinë për të vizituar ‘Syrin e Kaltër’ këtu në Theth në zemrën e Alpeve tona”, – thotë Meta në një video të postuar në faqen e tij në facebook.
Diskutime rreth kësaj post