Situata e krijuar në vend nga koronavirusi është emergjente dhe masat e marra janë tepër drastike. Sot u shënuan 55 raste të infektuar dhe mijëra shqiptarë janë vetëizoluar në banesa nga frika e virusit.
Ndërkohë sipas autoriteteve pritet që në javët e ardhshme numri të rritet masivisht.
Lidhur me situatën një rast ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA. Sipas një qytetari, i cili është prind i një fëmije në shkollën greke “Omiros” në Korçë, një mësuese e kësaj shkolle ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Ajo ka rezultuar pozitive më datë 13 mars, 4 ditë pas mbylljes së institucioneve arsimore.
Në mesazhin e mbërritur në grupin e klasës nga një mësuese tjetër, u kërkohet nxënësve që të zbatojnë rregullat e ruajtjes nga virusi, pasi mësuesja ka patur kontakt me shkollën ditën e hënë, pra ditën kur shkollat u mbyllën.
Nuk dihet ende identiteti i mësueses apo edhe gjendja e saj. Ndërsa nga kontaktet që ajo ka patur, ende asnjë person nuk ka shfaqur probleme.
Prindi shkruan:
“Pershendetje JOQ, une jam prind dhe ka ardhur ky mesazh. Nga shkolla greke ne korce. Ju lutem anonim.”
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post