Një mësuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kthyer në një heroinë të vërtetë pasi ka vendosur që t’i shpëtojë jetën nxënëses së saj duke i dhuruar një organ jetësor.
8-vjeçarja Natasha Fuller, nga Wisconsin, i është nënshtruar një operacioni për transplantin e veshkës, ditën e hënë, pasi mësuesja e saj e klasës së parë, Jodie Schmidt është ofruar vullnetare për të qenë donatorja.
Familja e Natashës kanë ndarë një mesazh shumë prekës dedikuar mësueses, që u kthye në shpëtimtaren e vajzës së tyre.
“Faleminderit Jodi-t për dhuratën e jashtëzakonshme, dhe për mbështetjen ndaj familjes sonë. E dimë që do të jesh më Natashën dhe gjatë kohës së rehabilitimin pas transplantit”.
Sipas mjekëve të spitalit të fëmijëve në Wisconsin gjithçka ka shkuar më së miri dhe se ata nuk do të kishin gjetur një donatore më të mirë. Mësuesja e fillores, pasi zbuloi se ishte grup gjaku O negativ, mori vendimin për të qenë ajo dhuruesja e veshkës për Natashën e vogël.
Për këtë arsye ajo thirri në shkollë gjyshen e vogëlushes dhe i tha asaj në formë surprize për vendimin që kishte marrë. Videoja e xhiruar në shkollë ka emocionuar miliona shikues anekënd botës.
Diskutime rreth kësaj post