Reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar një pjesë të madhe rrugësh në vend. Edhe pse Autoriteti Rrugor shprehet se është në gadishmëri të plotë për zhbllokimin e tyre, në disa akse nuk është vënë aspak dorë.
Situata problematike duket të jetë në qarkun e Kukësit, ku në disa fshatra nuk shikon asnjë borëpastruese.
Një video e publikuar në rrjetin social Facebook, nga faqja “Kukesi im”, tregon se si disa mësues në Shishtavec, janë detyruar të zbresin nga makina për të pastruar rrugën.
Kujtojmë se në qarkun e Kukësit është pezulluar mësimi në disa shkolla, ndërsa në disa të tjera zhvillohet me orar të reduktuar.
Mësuesit janë të detyruar të paraqiten, dhe në rast bllokimi, duhet ta gjejnë vetë zgjidhjen.
Pikërisht si në videon e mëposhtme:
Diskutime rreth kësaj post