Të gjithë kërkojnë një vend pune. Janë arsimtar nga qytete të ndryshme që po presin ti nënshtrohen provimit për tu bërë pjesë e portalit “Mësues për Shqipërinë” dhe për tu punësuar në një prej shkollave të vendit.
Sot ishte radha e kandidatëve për ciklin e ulët.
Disa kërkojnë të punësohen rishtas, të tjerë garojnë për një vend më të mirë.
Provimi vjen pas konkurrimit me dosjen e kualifikimeve dhe vlerësimeve përkatëse. Garës i nënshtrohen si mësuesit e sapo licencuar dhe ata me përvojë shumë vjeçare. Të parët i druhen të dytëve.
Ndërsa jo të gjithë i besojnë portalit “Mësues për Shqipërinë”.
Renditja në portal përcaktohet pas publikimit të rezultateve të testimit ndërkohë që vendin e punës e fitojnë ata mësues që mbledhin më tepër pikë në të dy fazat e konkursit.
Diskutime rreth kësaj post