Haki Lika, nga fshati Petovë e Fierit dikur ka qenë mësues biologji-kimie, puna si mësues biologji e ndihmoi atë që në vitet 1990, të ndërtonte serën e parë më perime në fshat.
Në një sipërfaqe toke prej 7 dynym, ai kultivon speca dhe domate.
70-vjeçari thotë se në këto 30 vite cilësia e mirë e produkteve bujqësore, i ka siguruar atij tregun.
“I bëj trajtime speciale, me lëndë organike. Zgjedh plehun më të mirë, që i shërbejnë bimës”,- shprehet fermeri.
Shija e domates sipas Hakiut, garantohet nga pjamim natyror që bëjnë bletët në serën e tij.
“Pjeka duhet biologjike, vetëm në pemë. Duhet të piqen sipas radhës, kjo i ka të gjitha parametrat e cilësisë, shijen dhe ngjyrën”,– shprehet fermeri Haki Lika.
Në këto 30 vite pune si fermer, Hakiu ka mësuar se një produkt i pastër nga hormonet dhe pesticidet nuk mbetet kurrë pa shitur.
Të njëjtën gjë është munduar ta përcjellë edhe tek fermerët e rinj të familjes së madhe Lika.
Diskutime rreth kësaj post