Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë pa diskutim dy goleadorët e dekadës së fundit. “Transfermarkt”, duke iu referuar statistikave që kanë regjistruar dy “yjet” me të “shndritshëm” që ka njohur historia e futbollit, shkruan se për periudhën 2010-2019 Lionel Messi është golashënuesi më mirë në rruzull me 522 gola në 521 ndeshje, statistika që shpjegojnë se përse ai ka fituar 6 herë “Topin e Artë” dhe 6 herë “Këpucën e Artë”.
Ndërkohë, Cristiano Ronaldo shënoi 477 gola në 489 ndeshje, edhe këto janë statistika të jashtëzakonshme që vërtetojnë dominimin e këtyre dy futbollistëve në dhjetë vitet e fundit.
Klasifikimi vijon me Robert Lewandowskin me 324 gola në 454 ndeshje, i ndjekur nga Cavani, ndërkohë që pesëshen e goleadorëve të dekadës së fundit e plotëson Luis Suarez me 303 gola në 445 ndeshje.
Por dominimi i Messit nuk kufizohet vetëm te shënimi i golave. Argjentinasi është edhe “mbreti” i asistimeve për gol për 2010-2019.
Askush në pesë ligat më të rëndësishme të Europës nuk ka dhënë më shumë asiste se Messi, 136.
Në këtë aspekt vendi i dytë mbahet nga Angel Di Maria me 108, i ndjekur nga Ozil me 106 pasime për gol.
Thomas Muller me 103 asiste është në vendin e katërt, duke lënë pas Ronaldon me 95 pasime për gol gjatë dekadës.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post