Rrymat jugore me lagështirë sollën rritje të temperaturave ditët e fundit dhe ndjenjën e zagushisë gjatë këtij mëngjesi. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, mot i paqëndrueshëm e pret vendin, me reshjet e shiut ditën e hënë do të jenë të përqendruara kryesisht në veriperëndim.
Në mbrëmje vranësirat në shtim do t’i paraprijnë reshjeve në të gjithë vendin ditën e martë. Nuk do të mungojnë rrebeshet me rrufe gjatë paradites.
Prej mesditës së të martës reshjet do të ndërpriten, për tu rikthyer përsëri mbrëmjen e së mërkurës dhe mëngjesin e së enjtes. Të premten përgjithësisht do të mbizotërojë moti i kthjellët.
Kjo situatë do të pasohet nga erë jugore hera-herës e vrullshme në bregdet. Temperaturat do të pësojnë ndryshimet si në tabelë me rënien më të theksuar mëngjesin e së premtes.
Diskutime rreth kësaj post