Ditët e fundit i gjithë vendi është përfshirë nga një moti me shi që ka rikthyer ndjesinë e dimrit. Madje në kryeqytet ra një breshër i pazakontë për stinën e pranverës. Në disa qytete pati edhe përmbytje si këto pamje të pak ditëve më parë në Vlorë.
Ky mot me shi do të zgjasë edhe dy ditë. Sipas sinoptikanëve, duke filluar nga e mërkura në vend do të rikthehen rrezet e diellit.
“Nga e marta ka rritje temperatura, rikthehet moti me diell”-thotë ekspertja e motit.
Për të gjithë ata që janë mbyllur në shtëpi për shkak të motit të keq, këtë javë mund tu rikthehen bregdetit.
Diskutime rreth kësaj post