Nuk ka mbushur ende një muaj që ka ardhur në jetë, por djali i dytë i Tunës ka realizuar tashmë setin e tij të parë fotografik, i cili do të mbetet një kujtim i mirë për tërë jetën.
Fotot e vogëlushit simpatik i ka hedhur në rrjetet sociale Tuna duke zbuluar edhe momentet e ëmbla ku voglushi të shkrin me pamjen para fotoaparatit. E veçanta është se fotot nuk janë bërë për qef por bebi Zen është bërë imazh reklamash dhe imagjinoni nuk ka ende 1 muaj në këtë botë.
Ajo që vihet re është mbiemri Sejdi që Zen mban edhe në profilin e tij në “Instagram” të hapur sigurisht nga Tuna. Këngëtarja është ndarë me ish-bashkëshortin e saj Patris Berisha gjatë kohës sa ishte shtatzënë dhe të dy fëmijët në rrjete sociale mbajnë mbiemrin e saj.
Diskutime rreth kësaj post