Ambasada Shqiptare në Athinë ka njoftuar sot se kërkon mësues për gjuhën shqipe. Ambasada ka informuar kështu për hapjen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”.
Ky program ka në bazë mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë dhe do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë.
Ambasada i bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur www.mesuespergreqine.gr (linku do të aktivizohet së shpejti) për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit. Gjithashtu, të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë të mirëpritur të aplikojnë.
Bëhet me dije se aplikimet janë hapura deri në 30 qershor 2024 dhe se ky program mbështetet financiarisht nga qeveria shqiptare dhe të gjithë mësuesve të përzgjedhur do t’u lidhet një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Diskutime rreth kësaj post