“Asnjë justifikim për mërinë që keni ndaj atdheut e ndaj kundërshtarit politik. Atdheu nuk mbaron te kufiri i partisë tuaj”
Deputetja e PDIU-së Mesila Doda, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetë të caktuar të kuvendit të Shqipërisë, lidhur me qëndrimet e kryeministrit Rama ndaj Greqisë. Për këta deputetë që vijnë nga radhët e mazhorancës apo aopozitës, Mesila Doda ka një mesazh të fortë e të qartë. “Për të gjithë ato politikane që i duket se atdheu mbaron te kufiri i partisë së tyre, apo kundërshtarit… Asgjë e askush nuk justifikon mërinë që keni ndaj atdheut a ndaj kundërshtarit apo aleatit, për faktin e thjeshtë që atdheu nuk mbaron tek shtëpia Juaj. Atdheu është dashuri pa kushte, ndaj nuk e qas me asnjë lider e me asnjë emër. Ky është momenti ynë, momenti shqiptarve, ndaj politikanë bastardë, mos i qani hallin fqinjit se do të këtë gjithhërë të njëjtat marrdhënie me ne. Ne duhet të tregojmë se jemi shqiptarë të mirë…”, shkruan Doda.
Ditët e fundit, deputetja e PS-së Arta Dade por edhe ai i PD-së, Kastriot Islami. kanë shprehur rezerva ndaj qëndrimeve të kryeministrit Rama, i cili kërkoi nga pala greke, hapur e pa asnjë kompleks, zgjidhjen e çështjes çame si një një çështje e të drejtave të njeriut.
Diskutime rreth kësaj post