K
ryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar për të bërë prezent platformën e riorganizimit të PDIU-së sipas ndarjes së re administrative teritoriale.
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, gjate fjales se tij është ndalur edhe te varrezat greke, duke rikonfirmuar vendimin se nëse nuk do të ndërtohen varrezat e shqiptarëve në Çamëri, do të pengohet ngritja e atyre greke në Shqipëri. Nderkohe, ai ka shprehur pakënaqesi për qëndrimin që ka mbajtur ministri i Jashtem Bushati në lidhje me çeshtjen came.
“Fatkeqësisht diplomacia jonë çalon. Nëse pala greke pretendon për varre greke, qeveria jonë nuk vendosi përballë kërkesën për varret e partizanëve dhe viktimave të vrarë në Shqipëri… nëse sot ka dy varreza të ushtarëve grekë, a ka për shqiptarët e Camërisë në Filat dhe Parapithi. Është problemi i palës shqiptare që nuk vendos reciprocitetin. Për sa kohë që eshtrat e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë të masakruar të mos prehen në varreza normale në Greqi, nuk do të lejojmë që të ngrihen varrezat e ushtarëve grekë ne territorin e Shqipërisë”.
Nderkohe, deputetja Mesila Doda në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDIU-së, tha se “Prania ime këtu nuk është surprizë, pasi që në vitet ’90 ishte vullneti për të ndryshuar vendin e ndrydhjes dhe dhunes, por që atehere kemi një Shqipëri të gjymtuar. Kjo është arsyeja e kryesore e pjesëmarrjes time në PDIU, pasi unë dhe Idrizi nisëm nismat për dekomunistizimin e vendit dhe që nga koha e dorëzimit të nismës kemi bërë rrugë të gjatë e më pas e kemi bërë kete gje edhe për ligjin e dosjeve dhe heqjen e dokoratave”.
“Ligji për dekomunistizimin ka kundërshtarë qeverinë dhe opozitën, sepse politika shqiptare tërhiqet kur bëhet fjale për trasparencën me të shkuarën dhe të përndjekurit ende përdoren nga politika. Nismat ligjore që kemi ndërmarrë janë vetëm fillim, sepse do të pasohen edhe me nisma të tjera ligjore”, tha Doda.
Diskutime rreth kësaj post