Mbajtja ndezur e pasionit në dhomën e gjumit në një marrëdhënie afatgjatë mund të jetë diçka e vështirë për shumë çifte, sidomos nëse jeni duke u ballafaquar me një ditë pune të ethshme, angazhime familjare ose madje edhe me humor jo të mirë.
Por ekspertja e marrëdhënieve në çift, Cyndi Darnell ka rrëfyer dy sekretet kryesore që ju mundësojnë të jeni në formë për të kryer çdo ditë marrëdhënie seksuale.
Kthejeni seksin në një prioritet
Duke pasur parasysh se ditët e sotme po bëhet gjithnjë dhe më e vështirë për çiftet që të gjejnë kohë për të ndarë sëbashku, duhet me patjetër të caktoni një kohë për seks.
Edhe pse ekspertja thotë se rëndësi ka seksi i mire dhe jo domosdoshmërisht shpeshtësia e tij.
Sipas saj nëse bëni seks gjatë natës pasi ditën e punuar 12 orë, nuk është ide e mirë.
Prandaj ajo këshillon të azhornoni ditën tuaj në mënyrë të tillë që seksi të jetë prioritet dhe jo plotësues.
Eksplorimi ose prezantimi i ideve të reja
Ekspertja thotë se ende sot shumë njerëz kanë vështirë të flasin me partnerët çfarë u pëlqen në seks.
Por sipas saj, kur ne nuk komunikojmë për seksin, ai anashkalohet. Na merr rutina dhe kënaqemi më pak.
Ekspertja u bën thirrje çifteve të marrin në konsideratë që të flasin haptazi me njëri-tjetrin për atë që dëshirojnë apo mendojnë se mund të dëshirojnë të provojnë në shtrat.
Diskutime rreth kësaj post