Angela Merkel në fjalimin e saj të Vitit të Ri drejtuar kombit, tha se 2020-ta ishte më i vështiri në 15 vitet e saj në pushtet, por fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 dha shpresë për vitin 2021, raporton Reuters.
Në një shfaqje të rrallë emocionesh, Merkel, e cila drejtoi Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian përmes krizës financiare të vitit 2008, borxhit grek një vit më vonë dhe krizën e migrantëve pesë vjet më vonë, dënoi protestën kundër mbylljes dhe tha se ajo do të vaksinohej sa më shpejt që vaksina të ishte në dispozicion në përdorim të gjerë.
“Më lejoni t’ju them diçka personale në fund të fundit: do të ketë zgjedhje parlamentare brenda nëntë muajsh dhe unë nuk do të kandidoj përsëri,” tha Merkel, 66 vjeç.
“Sot është ndoshta hera e fundit që do t’ju drejtohem në prag të Vitit të Ri. Nuk mendoj se po e ekzagjeroj kur them: 15 vitet e fundit nuk kanë qenë kurrë kaq të vështira për ne dhe asnjëherë, megjithë shqetësimet dhe shumë skepticizëm, nuk kemi pritur një të re me kaq shumë shpresë”.
Nga vlerësimet te kritikat
Vlerësimet ndaj Merkelit, një fizikane e shkolluar, e cila udhëhiqej nga këshillat shkencore në menaxhimin e pandemisë, për shtypjen e valës së parë, u kthyen në kritika për atë që perceptohej si pamundësia e shtypjes së valës së dytë.
Ekonomia më e madhe e Evropës do të mbajë zgjedhjet në shtator, dhe Merkel, konservatorët e së cilës pritet të fitojnë më shumë vende në parlament, ka shumë të ngjarë t’i dorëzojë ostin një ose tre burrave që garojnë për të marrë vendin e parë në Bashkimin e saj Demokristian (CDU).
“Unë vetëm mund të imagjinoj se sa e rëndë është për ata që vajtojnë të dashurit e tyre që kanë humbur jetën nga COVID, ose që duhet të luftojnë me efektet e sëmundjes, në të njëjtën kohë duhet të dëgjojnë disa individë të pashpresë që diskutojnë dhe mohojnë virusin,” tha kancelarja gjermane.
“Teoritë e konspiracionit nuk janë vetëm false dhe të rrezikshme, ato janë edhe cinike dhe mizore”, shtoi Merkel.
Humbja e zgjedhjeve rajonale
Mandati i katërt dhe i fundit i Angela Merkel u shënua nga pakënaqësia brenda CDU-së pas humbjes së zgjedhjeve rajonale, të cilat shumë lidheshin me vendimin e saj për të marrë më shumë se një milion azilkërkues në 2015.
Një rënie në sondazhet rajonale në 2018, në të cilën konservatorët humbën votuesit që morën anën e Alternativës ultra të djathtë për Gjermaninë (AfD) dhe të Gjelbërve, i bëri ata të mos pretendonin për një mandat të pestë.
Por nëse formimi i koalicionit zgjatet pas dhjetorit, Merkel do të mbetet kancelarja e përkohshme deri në 2022, derisa qeveria e re të fillojë punën.
Diskutime rreth kësaj post