Nga selia e Presidencës, Ilir Meta ka akuzuar Kryeministrin Rama se ka vënë në rrezik serioz shtetin lidhur me marrëveshjen që Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim për rehabilitimin e objekteve në aksin Vlorë-Orikum përmes huasë së marrë nga Fondi Saudit i Zhvillimit.
E ndërsa theksoi se e ka vendosur 4 herë në dijeni Edi Ramën dhe nuk mori përgjigje, Meta iu përgjigj kryeministrit duke zgjedhur poezinë e Ali Asllanit “Vlora, Vlora”. “Vlora do ta fora” tha ai për Ramën.
“Presidenti në respekt të ligjit të mbrojtjes së interesit publik në mënyrë të përsëritur jo vetëm ka kërkuar bashkëpunimin e ministrisë së Financave por ka vënë në dijeni, të paktën 4 herë, ish-ministrin e Jashtëm, të asaj, kohe, zotin Edi Rama me shkresa zyrtare dhe nuk ka marrë asnjëherë asnjë përgjigje që të paraqiste këtë shqetësim që e paraqiti dje në Vlorë. Jam i sigurt që Vlora do t’ia bëjë si gjithmonë “fora”. Këtu ka edhe probleme dhe vepra të tjera penale, do të gjykojmë me shumë qetësi”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post