Komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi ka deklaruar para takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian se Bashkimi Europian pret progres të shpejtë në hapjen e negociatave zyrtare me Shqipërine dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai ka thënë se politika e zgjerimit është elementi më i fortë i BE ndaj ata duhet të këmbëngulin dhe të ecin para me të. Varhelyi tha se ata ishin të gatshëm të mbanin konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqiperinë. Si një element tjetër të rëndësishëm ai përmendi edhe planin ekonomik dhe investimet në Ballkanin Perëndomor për të cilat u zotua se donin t’i zbatonin sa më shpejt.
Deklarata e Varhelyit:
“ Takimi i sotëm i ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian përbën një ditë të ngarkuar në Bruksel. Ne do të diskutojmë për temën e Ballkanit Perëndimor. Siç e dini, rajoni i iBallkanit Perëndimor nuk lidhet vetëm me politikën e zgjerimit, por edhe me asocimin e tyre me politikën e jashtme të Bashkimit Europian. Ne duhet të ecim perpara me politikën e zgjerimit, që është insttumenti ynë më i fortë. Pas zgjedhjeve në Bullgari, ne shpresojmë që të shohim një progres të shpejtë lidhur me qasjen për Maqedoninë e Veriut. Ne jemi gati të ririmarrim punën shumë shpejt dhe të finalizojmë çështjen e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedonine e Veriut dhe Shqiperine këtë vit. Nga ana tjetër, elementi tjetër i fuqishëm është plani ekonomik dhe investimeve në Ballkanin Perëndomor. Ne duam ta zbatojmë sa më shpejt të jetë e mundur kete plan“, është shprehur Oliver Varhelyi.
Diskutime rreth kësaj post