Deputeti i Lëvizjes së Vetëvendosje Haki Abazi, i vlerësoi si skandaloze kritikat e kryeministrit Rama gjatë konferencës me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe i quajti të panevojshme të hidhen teori për konspiracione kundrejt kryeministrit Kurti.
Deklarata e Abazit:
“Shqipëria dhe Kosova pavarësisht se kush është në pushtet, janë dy pjesë të një tërësie, kështu që është i mirëpritur komunikimi i fundit pas atij skandali që ndodhi në konferencën për shtyp me Merkel, që pavarësisht se befasoi, ashtu edhe hidhëroi shumë njerëz në Kosovë, duke vendosur në një presion të jashtëzakonshëm. Ishte skandal, sepse ishte e panevojshme që në një vizitë lamtumirëse të përdorej dhe të kritikohej më një ton të tillë Kosova dhe të hidhet teori për konspiracione të ndryshme”, tha ai
Diskutime rreth kësaj post