Ne diten e 8 Dhjetorit, Diten e Rinise, ish kryeministri Sali Berisha, lideri historik i Partise Demokratike, ka gruxuar dhe u ka bere thirrje te rinjve në një aktivitet të zhvilluar në Qytetin Studenti, qe ta hedhin ne Lane kete qeveri.
“Zgjidhja është guximi dhe trimëria juaj. Vetëm kjo sallë do mjaftonte për ta hedhur në Lanë këtë qeveri”, tha Berisha.
Berisha: U ndala në këto shembuj për të kujtuar guximin e atyre djemëve dhe vajzave të udhëhequr nga Azem Hajdari që u ngritën natën e 8 dhjetorit, dolën në shesh, u përleshën me diktaturën. I goditi pabesisht ai që i priti, të nesërmen nuk u strukën, nuk u shpërndanë në shtëpitë e tyre. Të nesërmen u mblodhën përsëri në atë shesh dhe u nisën për të pushtuar bulevardin e Tiranës. Sot kanë kaluar 27 vjet dhe përsëri kjo datë e bekuar ka një mesazh të madh. Mesazhi i madh i saj është guximi. Fitojnë ata që guxojnë. Asnjë nuk besonte përveç studnetëve në fitoren e tyre. Nuk besonin se do gjunjëzonin diktaturën, tanket, blindat me të cilin ishin rrethuar. Por ata besonin, ishin tirma, u mblodhën dhe i dhanë goditjen tjetër diktaturës.
Çdo ditë ju dëgjoni vetëm kronikë negative për Shqipërinë. Kanabistan, droga e Shqipërisë në mes të Europës, narkoshtet, po ndërtohet narkoshteti. Dhe po ndërtohet narkoshteti, se kur ministri i Brendshëm bën trafiqe ai është narkoshteti. Kur kryeministri nuk e dënon ministrin e Brendshëm, ai është i implikuar nuk është Karzai por është vëllai i Karzait. A është i implikuar Edi Rama? Po është i implikuar përderisa është Olsi Rama, Saimir Tahiri etj., janë të implikuar.
Kush është zgjidhja? Zgjidhja është vetëm guximi juaj. Zgjidhja është guximi dhe trimëria juaj. Ju keni 1001 arsye të ngrihen fuqishëm dhe unë ju garantoj ju se ju jeni dhjetëra herë më shumë se kjo sallë, por vetëm kjo sallë mjaftonte për ta hedhur në Lanë këtë qeveri.
Diskutime rreth kësaj post