Mjeku Ilir Alimehmeti, ka marrë fjalën në protestën e opozitës këtë të shtunë, 11 shkurt, përpara kryeministrisë ku ka deklaruar se qytetaret shqiptare kane vendosur te perballen me qeverine dhe te mos largohen nga vendi, duke luftuar per te drejtat e tyre.
“Rama ik”. Miq, jemi shumë, shifni rreth e rrotull sa shumë jemi, janë shumë më shumë ata që na ndjekin nga larg, ata që i kanë sytë te ne e po i varin shpresat te ne sot e në të ardhmen.
Nuk ka vend më të ftohtë se konaku bosh, shtëpia bosh kur na ikin njerëzit tanë. Cfarë i mbetet prindit po i iku fëmija, Shqiërisë po i ikën rinia?
Jemi vënë përballë një kanceri, korruprisoni, hemoragjie nga shpopullimi, një humbjeje, pagjumësia nga sistemi i gjyqësisë.
Kemi dy mundësi, të qendrojmë të përballemi mbështetur mbi rrënjët e forta, apo të largohemi si gjethe të shpërndame nga stuhia.
Jo, kemi vendosur të qendrojmë, përballemi, të largojmë ata, që janë shkaktarët e gjithë këtyre sëmundjeve, ta marrim fatin në dorë vetë, do i luftojmë këto viruse në cdo zyrë, institucion, rrugë e shesh, kudo ku të jenë.
Ata nuk ikin vetë, vetëm po t’i heqim vetë. Ne jemi sistemi imunitar i Shqipërisë.
Tani do vijë fitorja për Tiranën dhe për Shqipërinë”, shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post