“Duke u përpjekur t’ia dalë në punë. Sapo jam martuar. Nuk kishim mundësi të organizonim një dasmë. Familjen nuk e kam pranë. Miqtë vazhdojnë të më zhgënjejnë “ Ky ishte postimi i një gruaje në rrjetet sociale e cila po lufton me depresionin! Nuk është e vetmja, pasi vetëm në Amerikë gati 12 milionë gra diagnostikohen me këtë çrregullim mendor. “E di që nuk jam personi që im shoq meriton! Ndonjëherë e humbas shpresën dhe bashkëshorti im duron të gjitha shpërthimet e mia” Pavarsisht situatës, Tim, bashkëshorti i saj e dashuron dhe kërkon t’i qëndrojë pranë në çdo moment të vështirë ! Jo rrallë herë, janë gjërat e vogla ato që kanë më shumë rëndësi, ndaj dhe mesazhi që mori kjo grua nga bashkëshorti i saj po bën xhiron e rrjetit.
Në sipërfaqen e pasqyrës, ishin listuar të gjitha arsyet se përse ai e dashuronte gruan e tij :
1. Ajo është shoqja ime më e mirë.
2. Ajo kurrë nuk heq dorë nga unë ose vetja e saj
3. Ajo më kupton dhe më lë hapësirë që unë të punoj me projektet e mia të çmendura.
4. Ajo më bën të qesh, çdo ditë.
5. Ajo është e mrekullueshme.
6. Ajo pranon “personin e çmendur” që jam.
7. Ajo është njeriu më i mirë që njoh.
8. Ajo ka një zë të mrekullueshëm.
9. Unë mund të shkoj me të në një klub striptizmi.
10. Ajo po kalon një situatë të vështirë, por është personi më optimist që unë njoh
11. Ajo më ka mbështetur gjithmonë për zgjedhjet e mia dhe më ka ndjekur kudo që kam shkuar.
12. Pa e kuptuar, ajo më bën të dëshiroj të bëj sa më shumë për të !
13. Ajo ka bërë një punë të mahnitshme përsa i përket karrierës së saj
14. Qenushët dhe kotelet e bëjnë atë të qajë.
15. Ajo gërhet si derrkuc kur qesh.
“Ky mesazh më kujtoi sesa shumë më do bashkëshorti im! Ai e di sa shpesh e harroj këtë gjë, por për këtë kisha nevojë. Ai e di sa shumë po luftoj që të shoh më të mirën tek vetja. Një gjest i tillë më dha forcë” shkruan e reja që vuan nga depresioni! Ajo shton se per të tilla gjeste kanë nevojë të gjithë njerëzit pavarësisht gjendjes emocionale
Diskutime rreth kësaj post