Sociologu dhe pedagogu i njohur për publikun, Ergys Mertiri, në një reagim në Facebook, ka kritikuar zgjedhjen e Ermal Mamaqit për të pasur të ftuar në emision Edi Ramën.
Martiri shkruan se “Mamaqi pranon te behet sapuni qe shkumon zhulin fytyrave te tyre te lyrosura nga korrupsioni.”
Më tej ai shton se “Ne fakt, eshte Rama i deshperuar per te dale ne emisionin e tij, qofte edhe pa breke, per te zbutur e normalizuar sa te mundet, situaten e menderosur ku ndodhet, ku studentet i kthejne krahet dhe e peshtyjne sa here qe ky i del perpara per dialog.”
Postimi i plotë:
Per te disatin vit rradhazi, Ermal Mamaqi hap dyert e emisionit te tij, duke ia kushtuar hapesiren televizive te festave Edi Rames dhe Erion Velise. Detyra e Mamaqit eshte t’iu coje shqiptareve ne tryeza, kontrabanduar mes humorit banal dhe batutave bajate, fytyrat e padeshiruara te ketyre dy personave, per te zbutur, mes gezimeve, te festes neverine e pergjithshme qe i shoqeron. Mamaqi pranon te behet sapuni qe shkumon zhulin fytyrave te tyre te lyrosura nga korrupsioni.
Ne klipin e emisionit te fundit, Rama paraqitet sikur po shkon tek Mamaqi i detyruar nga kembengulja e tij e paperballueshme, duke mos e lene te qete as ne dush e ne shtrat, me kerkesen per dialog. Ne fakt, eshte Rama i deshperuar per te dale ne emisionin e tij, qofte edhe pa breke, per te zbutur e normalizuar sa te mundet, situaten e menderosur ku ndodhet, ku studentet i kthejne krahet dhe e peshtyjne sa here qe ky i del perpara per dialog. Per kete ai eshte gati te beje cdo lloj marrezie, sepse cdo figure tjeter, sado qesharake, e cliron sado pak nga kjo ku eshte.
Humori, si te gjithe format e tjera te artit eshte dhe duhet te jete gjithmone opozitar me pushtetin. Nje humorist qe pranon ti sherbeje pushtetit eshte vetem nje klloun oborri.
Diskutime rreth kësaj post