Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kaluan pushimet e para së bashku, pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, ata iu drejtuan Turqisë dhe nuk harruan të ndajnë me ndjekësit në rrjete sociale, momentet e bukura me njëri-tjetrin.
Mirëpo, pushimet nuk zgjatën shumë, pasi çifti po i rikthehet shpejt punëve të lëna pezull.
Në InstaStory, Luizi ka ndarë një foto me Kiarën në avion, ku të dy shfaqen të trishtuar për përfundimin e pushimeve.
“Mbaruan pushimet”, shkroi ai.
Më herët gjatë një video live, çifti tregoi se ditët e tyre të relaksit duhet të përfundonin, pasi Luizi duhet t’i kthehej koncerteve.
Diskutime rreth kësaj post