Gjykata e Dibrës ka marrë vendimin që të dërgojë për gjykim vetëm katër të pandehur, për dosjen e bujshme të njohur me numrin “184”, të cilët akuzohen për shit-blerje të votave në zgjedhjet e parakohshme vendore të Dibrës në vitin 2016.
Të pandehur janë:
“Robert Aga, ish-shef komisariati Dibër;
Drini Gjeci, ish-drejtor i arsimit Dibër – akuzuar edhe për kanosje të zgjedhësve;
Nuri Meda, ish-zyrtar i njësisë administrative Tomin;
Hasan Hoti, ish-zyrtar i njësisë administrative Lurë – akuzuar edhe për kanosje të zgjedhësve;
Për personat e tjerë është vendosur pushimi i çështjes, duke mos u pranuar as ankimi i Partisë Demokratike në cilësinë e kallëzuesit. Avokati Indrit Sefa tha se gjykata dha një vendim të padrejtë, i cili do të apelohet.
“Dosja 184”, ku në përgjime dolën edhe zyrtare të lartë të mazhorancës, u zvarrit disa herë nga krimet e rënda në Dibër, madje dhe SPAK shpalli mos kompetencën.”- shkruan gjykata.
Diskutime rreth kësaj post