Mikela dhe Efi kishin krijuar miqësinë e tyre qysh nga rrugëtimi i tyre në “Për’puthen”. Ato krijuan raporte të ngushta sa edhe në “BBVA” u futën si një person.
Por, së fundi dyshja janë në fokus të mediave rozë për faktin se dyshja s’janë parë më bashkë.
Këtë e ka sqaruar vetë Mikela, e cila sot në një video live në ‘Instagram’ tha se ato janë shoqe dhe nuk janë shoqëruar prej angazhimeve që kanë.
“Çfarë të them për Efin? Sigurisht që flasim. Por nuk jemi takuar shpesh prej angazhimeve. Por, do na shihni bashkë shumë shpejt.”-tha ajo.
Dyshimet u shtuan për “krizën” me shoqeve pasi së fundmi Mikela postoi një thënie në Instagram ku shkruhej: “Rreth i ngushtë, jetë private, mendje e qetë.”
E në anën tjetër, Efi në një intervistë ka deklaruar se nuk beson shumë tek njerëzit pas daljes së dytë.
“Nuk besoj shumë njerëz, më ka ndryshuar dalja e dytë… thjesht e dija se do vinte një ditë se më kanë thënë që njerëzit që ke pranë do pakësohen dhe do mbeten shumë pak njerëz dhe tani ka ndodhur dhe po flasim për njerëz që kanë qenë para Bigut, më duhet pak kohë të vërtetoj mendimet e mia thjesht nuk janë më gjërat njësoj.”, është shprehur ajo.
Diskutime rreth kësaj post