Marrëdhënia e Elia Zaharias dhe Princ Lekës edhe pse afatgjatë, pati një fund.
AlbEu.com ka qenë i pari që bëri të ditur se gjërat mes çiftit nuk janë më si më parë dhe prej javësh ka hedhur dritë mbi detajet që tregojnë se çifti po shkon drejt divorcit.
FOTOLAJM/ Konfirmohet ndarja? Princ Leka heq unazën e martesës
Krizë në çiftin Mbretëror? Princ Leka shton dyshimet me veprimin ndaj Elia Zaharisë
Kjo është e vërtetë. Mësohet se Elia Zaharia dhe Princ Leka kanë nisur procedurat e divorcit zyrtarisht.
Kujtojmë se çifti u fejua në Paris në vitin 2010 dhe Elia ka rrëfyer gjatë një interviste se njohja me princin ka qenë arsyeja kryesore pse ajo është rikthyer në Shqipëri.
Në vitin 2016 Elia dhe Pirnc Leka u martuan në një ceremoni që mori vëmendjen e gjithë vendit dhe jo vetëm. 4 vite më vonë erdhi në jetë bekimi i parë dhe duket se i vetëm për çiftin, vajza e tyre Geraldina.
Ishte pikërisht ditëlindja e 3të e vajzës së tyre që vuri në pah distancën mes Elias dhe Princit. Në fakt, daljet publike të çiftit në krah të njëri-tjetrit mungojnë prej rreth 2 vitesh.
Ndërkohë Revista NewsBomb ka mësuar se për vajzën e tyre Geraldina, do të vijojnë të kujdesen në mënyrë të barabartë. Si Elia po ashtu dhe Princi kanë kërkuar që asnjë rutinë e saj të mos cënohet dhe mos e ndjejë aspak divorcin e prindërve të saj.
Por divorci nuk do të privojë Elia Zaharina nga trashëgimia pronësore e Familjes Zogu, pasi ajo do të marrë pjesën e saj
Diskutime rreth kësaj post